Rezervat e Materialeve të Shtetit në Lundër janë kthyer jo vetëm në një burim sëmundjesh kancerogjene, por kanë sjellë edhe një kosto tepër të lartë si për vlerën e pronës dhe bizneset që janë aty dhe për vetë shtetin.
Riciklimi i automjeteve në fund të jetës inkurajohet nga një mori faktorësh, kryesisht ekonomik dhe teknologjik, dhe gjithashtu aspektet sociale dhe ekologjike.
Por edhe pse shteti përmes riciklimit të qindra automjeteve të grumbulluara në Lundër mund të nxirrte miliona lekë, ato janë lënë në mëshirë të fatit duke u amortizuar tërësisht.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se shumë prej pjesëve të makinave hiqen dhe shiten edhe privatisht, ndërkohë që pjesët e tjera dhe kabinat lihen të degradohen.
Ekspertët shprehen për tirananews se shumë materiale të ndryshme mund të merren nga automjetet në fund të jetës, si: x Metale ferrore (71%), x Qelqi (3%), plastika (8%), x Lëngje (2%), gomë (5%), x Metale joferrore (7%), x dhe materiale të tjera(4%). Nëse keto materiale trajtohen në mënyrën e duhur, ato konsiderohen si një burim më i vlefshëm sesa mbetjet. Por në rast se ato nuk trajtohen, por lihen të lira në mjedis, ato kthehen në një problem madhor për mjedisin. Sipas statistikave të riciklimit automatik, më shumë se 80% e një makine mund të riciklohet dhe 20% e mbetur që nuk mund të riciklohet etiketohet si “mbetje automatike të copëtuara”. Në këtë kategori, përfshihen copa metali ferrore dhe joferrore, papastërti, qelq, pëlhurë, letër, dru, gomë dhe plastikë. Por për drejtuesit e Rezervave Materiale të Shtetit në Lundër duket se ju intereson më shumë lënie e këtyre automjeteve në degradim, ndërkohë që me pjesët e vlefshme nuk dihet se çfarë bëhet dhe si “humbasin” pas disa ditës.
Ndryshe nga shumë vende europiane dhe rekomandimet e BE-së, në Shqiperi gjendemi përpara faktit që në 2020 këto automjete apo pjeset e tyre nuk riciklohen apo ripërdoren, por lihen në mëshirë të fatit në zonën e Rezervave të Materialeve të Shtetit Lundër. Jo vetëm që keto automjete depozitohen pa asnjë kriter, por as substancat e rrezikshme për shëndetin që çlirohen nga këto automjete të vendosura nën ndikimin e kushteve klimatike e atmosferike nuk kontrollohen e menaxhohen referuar akteve ligjore në fuqi. Automjetet e vjetra nuk kanë nevojë të jenë gjithmonë në rrugë për të shkaktuar dëme në mjedis. Disa prej ketyre automjeteve të hedhura kanë bateritë, gomat, bojën dhe përbërës që lëshojnë substanca të rrezikshme në mjedis.


