Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Skandali te Onkologjiku, Oerd Bylykbashi: SPAK bën dhe shou, Dumani duhet që të flasë më pak

18:17 / June 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BYLYKBASHI 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka komentuar skandalin te Onkologjiku dhe punën që ka bërë deri tani SPAK. Ai tha se askujt nuk i duhen juntat e prokurorëve. Bylykbashi shtoi se Struktura e Posaçme bën edhe shou dhe diçka e tillë është një aspekt që nuk i pëlqen. Sipas Bylykbashit, kreu i SPAK Altin Dumani duhet të flasë më pak dhe të bëjë më pak shou.

Oerd Bylykbashi: Është e tmerrshme kur e dëgjon skandalin e Onkologjikut. Pavarësisht skandalit, besoj se ka dhe mjekë, që janë të ndershëm dhe bëjnë punën e tyre ndershmërisht. Uroj që ky skandal mos të dëmtojë punën e mjekëve që punojnë me djersë. Në lidhje me masat e sigurisë për këta mjekë, që disa thonë se janë disi të buta, mund të them se njerëzit kanë humbur besimin te drejtësia. Edhe pjesa që të arrestosh shumë njerëz, vetëm për të thënë se po bën drejtësi, nuk është gjë e mirë. Duhet ta kundërshtojmë idenë që drejtësia vetëm arreston. Le t’i ikim drejtësisë popullore, drejtësia të veprojë siç duhet, me prova.

Ne iu futëm reformës në drejtësi, që mos kapej, por sot reforma në drejtësi është e kapur politikisht. Prokuroria e Krimeve të Rënda unë besoj se ka qenë më e mirë sesa SPAK. Diferenca është se ata nuk ndiheshin. SPAK bën dhe shou të madh mediatik. Pse duhet që SPAK të ekspozojë veten sikur janë heronjtë që do na shpëtojnë?

Askujt nuk i duhen juntat e prokurorëve. SPAK ka çuar në gjykim zyrtarë të lartë për shpërdorim detyre dhe SPAK është ende pak në raport me pritshmëritë. Do kisha pritur që Dumani të flasë më pak. Nuk më pëlqejnë prokurorët që bëjnë shou. SPAK të bëjë më shumë punë sesa fjalë. Presion ata do kenë gjithmonë. Nuk janë heronjtë e fëmijëve tanë, duhet të bëjnë punën e vet.

Bylykbashi Onkologjiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.