Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Skandali tek Onkologjiku, PD: Masat e marra janë të pamjaftueshme për të çrrënjosur korrupsionin

14:48 / June 25, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vokshi 4 770x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së dhe kryetare e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me megaskandalin e zbuluar sot tek Onkologjiku. Ajo tha se masat e marra janë të pamjaftueshme për të çrrënjosur korrupsionin në sistemin shëndetësor. Vokshi thotë se hetimet do duhet të shtrihen në zemrën e korrupsionin, e që sipas tij janë kryeministri Edi Rama, dhe ish-ministrat e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ilir Beqaj. Sipas saj, ky është një tregues i qartë që në Shqipëri, shëndetësi falas nuk ka.

“Masat e sigurisë ndaj tetë zyrtarëve dhe mjekëve të QSUT-së, janë vetëm një hap i vogël, krejt i pamjaftueshëm dhe i vonuar, që nuk prek as nuk e ç’rrënjos korrupsionin malinj në shëndetësi. Pas skandalit në arsim, ku dy mësuese, njëra drejtoreshë e gjimnazit Qemal Stafa, mashtronin studentët e tyre me ‘ëndrrën amerikane’, prova që vjen nga Spitali Onkologjik është dëshmia se qeveria, edhe ‘tenderin e kancerit’ e ka përvetësuar për qëllime të pastra fitimi.

Lexo edhe :

Related Posts

  • IMG 4281
    Shisnin në privat ilaçet e kimioterapisë, ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 mjekë të Onkologjikut
  • WhatsApp Image 2024 06 25 at 16.53.09
    Skandali tek Onkologjiku, ministrja Koçiu: Të gjithë personat janë shkarkuar, nuk mund të mbajnë më atë bluzë
  • IMG 4294
    Zbardhet skema e mashtrimit të mjekëve në QSUT:Nuk u montua siç duhet pajisja te Onkologjiku

Të marrësh nga shteti, t’i shesësh te privati ilaçet e kimioterapisë, që janë vija e fundit mes jetës dhe vdekjes të shqiptarëve të sëmurë, është makabre. Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, të mos hetojnë majën e ajsbergurt, por zemrën e korruptuar të sistemit, në qendër të të cilit nuk gjenden disa zyrtarët të vegjël, por radha e ministrave të Edi Ramës, nga Beqja te Manastirliu, rradha e drejtuesve te QSUT shefave etj.

Orientimi i pacientëve me tumore drejt privatit, pasi i kanë shitur po privatit ilaçe anti-tumorale, për të cilat qytetarët kanë paguar një herë taksat, është fytyra e zezë e Edi Ramls, fytyra e shëmtuar e një sistemi shëndetësor që ngriti Edi Rama me ministrat e tij ‘kampionë të korrupsionit’.

Premtimi për mjekësi falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës për qytetarët. Realiteti është ky: zyrtarët e administratës dhe mjekët patronazhsitë i sorollasin pacientët me sëmundje terminale nga një spital në tjetrin. U pakësojnë dozat, duke u zgjatur agoninë. U marrin lekët, para se t’u marrin shpirtin.

Alarmi i ngritur vazhdimisht, vit pas viti, muaji pas muaji dhe javë pas jave nga Partia Demokratike, ka rënë në vesh të shurdhër të qeverisë, prokurorisë dhe SPAK-ut. Shqiptarët tashmë e dinë: nuk ka mjekësi falas. Sistemi shëndetësor i Ramës është shndërruar në një hapësirë që dalëngadalë po merr shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ka vetëm një detyrë qytetare dhe atdhetare: të përcjellim Ramën dhe hajdutët e tij para se ata të përcjellin të gjithë shqiptarët”, tha ajo.

Onkologjiku PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.