Arsyet e aksidentit ajror që i mori jetën futbollistit argjentinas, Emiliano Sala dhe pilotit Dave Ibbotson nuk është gjendur ende.
Megjithatë, sipas hetimeve të fundit nga grupi i punës, shkak i aksidentit janë bërë gabimet e njëpasnjëshme të Ibbotson. Sipas mediave britanike, Ibbotson ka bërë 2 gabime në planin e fluturimit midis Nantes dhe Cardiff.
E para ishte e vogël, por e papranueshme për një pilot profesionist, pasi ai ngatërroi numrin e regjistrimit të avionit, duke shënuar N246DB në vend të N264DB. Ndërkohë, gabimi i dytë mund të kishte qenë thelbësor në rezultatin tragjik pasi Ibbotson vendosi të fluturojë nën modalitetin VFR (fluturimi vizual) kur kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturimin me instrumenta (IFR).
Ai e bëri këtë sepse, siç e kishte njoftuar edhe vetë në një post në “Facebook”, ai nuk ishte plotësisht i njohur me pilotimin.