Erion Braçe ka bërë një tjetër denoncim publik lidhur me funksionimin e një skeme piramidale me bazë në Divjakë dhe Lushnjë. Braçe shpjegon se drejtuesit e kësaj piramide, përmes një personi të identifikuar si “Leo Smith” i njohur edhe si “Profesori” apo “Roboti” kanë njoftuar se paratë nuk mund të tërhiqen më, duke u kaluar fillimisht në një “llogari-mur” të brendshme, më pas në Binance dhe në fund në një exchange në Kosovë, ku shndërrohen në para cash.


