Një skenë me të vërtetë e tmerrshme është regjistruar ditën e sotme në Tiranë pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” kur përmbarimi dhe IKMT u paraqitën për të prishur banesën e familjeve Dervishi dhe Llapaj në rrugën “Sami Frashëri”.
Gjatë kohës kur familjarët e tyre po përlesheshin me policinë, njëri nga fëmijët u ngjit në tarracë duke tentuar të vetëhidhej në tokë. Pamjet tregojnë se si një tjetër fëmijë që mendohet të jetë vëllai, e mban me zor nga pas me duar duke u përpjekur që ai të mos hidhet.
Në këtë moment duket se si një nga gratë e familjes, me shumë mundësi nëna, ngjitet me shpejtësi në tarracë për të shpëtuar djalin. Për fat të mirë, djali shpëtoi.