Çekia do të përballet me Turqinë në Hamburg, takim i vlefshëm për Grupin F të Kampionatit Europian 2024.
Çekia vjen në këtë përballje nga një barazim 1-1 ndaj Gjeorgjisë, dhe humbjes vetëm në minutat e fundit 2-1 nga Portugalia e Cristiano Ronaldos. Ata kanë grumbulluar në total vetëm 1 pikë, ndërsa sot shpresojnë te një rezultat pozitiv që të mund të kualifikohen për në raundin me eliminim direkt.
Turqia nga ana tjetër e fitoi ndeshjen e parë kundër Gjeorgjisë me shifrat 3-1, por morali i tyre ra direkt pasi u shpartalluan nga Portugalia 3-0. Ata kanë grumbulluar gjithsej 3 pikë, dhe do i mjaftonte vetëm një barazim që të mund të kualifikohen për në raundin tjetër.
FORMACIONET ZYRTARE
ÇEKIA (3-4-1-2): Stanek; Krejçi, Hranaç, Holes; Jurasek, Provod, Souçek, Koufal; Barak; Hlozek, Çytil | Trajner: Ivan Hasek
TURQIA (4-2-3-1): Gonuk; Muldur, Akajdin, Demiral, Kadioglu; Julksek, Ozçan; Gyler, Çalhanoglu, Jildiz; Jilmaz | Trajner: Vinçenzo Montela