Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se, proçedura për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë do të ketë dhe një fazë të fundit pas votimit nga anëtarësia.
Ai deklaroi se, lista finale do të përcaktohet nga kryesia dhe në fund do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Por, ai tha se nuk do të ketë të s’kualifikuar.
“Faza e tretë është konsultimi me anëtarësinë por ka edhe një fazë tjetër që është faza finale ku komisioni i ngritur i dorëzon organeve të PD listën finale. Kryesia do të vendosë, por lista do të miratohet nga Këshilli Kombëtar. U zgjodh një mekanizëm i tillë për të bërë një renditje të më të preferuarve. Shoh një angazhim masiv të anëtarësisë. Kjo është një tregues i shëndetit të formacionit tonë politik”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.
“Ky proçes nuk s’kuaflikon individë, nuk ka të lënë jashtë oborrit të PD-së. Ata për të cilët për një arsye ose tjetër ose për faktin se ishte e para hera që organizohej ky lloj procesi, nuk mund të them që ka qenë 100% i përkryer, për këtë arsye po them se nuk ka të s’kualifikuar. Ka gjëra për tu përmirësuar, por askush nuk mund të ndihet i fyer apo i lënë pas dorë apo i s’kuaflikuar pasi ka mekanizma dhe institucione që kanë hipotekuar kontributin e gjithsecilit”, theksoi Alibeaj për Euro News.