Banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip”, Olta Gixhari ka vendosur “të flejë gjumë” dhe të mos jetë më protagoniste në shtëpi, pas kriktikave që mori nga opinionistët mbrëmjen e djeshme.
Aktorja sot është parë duke qarë, ndërsa i ka kthyer përgjigje Zhaklina Lekatari, duke i thënë se asnjëherë nuk ka dalë nga vetja.
“Nuk kam dalë asnjëherë Zhaklina unë nga vetja, nuk më ke parë fare mua kur dal nga vetja dhe as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë dhe as nuk kam ulëritur”, ”ka thënë Olta gjatë një bisede me maestron. Pas kësaj ajo përplas e nervozuar filxhanin e kafesë.