Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Snajperi i depos së armëve në Vlorë dyshohet se vrau Gëzim Sinomatin

16:24 / March 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armet voler 1024x58321 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej snajperëve të gjetur në depon e armatimit që u zbulua në Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarja e ndodhur në Janar të këtij viti. Ky dyshim është ngritur nga Policia e Vlorës, për shkak se gjatë hetimeve për vrasjen e të riut, u zbuluan informacione për bazën e armatimit.

35-vjeçari Luciano Deraj i njohur dhe me emrin Albano, ka refuzuar të flasë para oficerëve të policisë, duke mos treguar origjinën e armëve dhe me grupet kriminale që mund të ketë lidhje. Por burime nga policia bëjnë me dije se ai dyshohet se lidhet me grupe kriminale në Vlorë, Fier apo dhe qytete të tjera. Dyshimet e policisë janë se Deraj u ka vënë në dispozicion bazën materiale atyre për të kryer krime dhe më pas i ka fshehur në banesën e tij.

Në banesën e 35-vjeçarit Deraj, pronar i një servisi makinash, u gjetën disa lloj armatimesh, si snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e policisë së Vlorës, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme. Pjesë e armatimit të rëndë ishte dhe një pistoletë stilolaps.

Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë teknike, balistike dhe biologjike. Ekzaminimi i armëve do të kryhet pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

sinomatin snajperi vrau
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.