Ish-Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç fiton zgjedhjet presidenciale pas balotazhit me presidenten aktuale.
Sipas sondazheve, socialdemokrati ka marrë 53 përqind të votave, kundrejt 47 përqind të konservatores Kolinda Grabar-Kitaroviç.
Zgjedhjet vijnë pak ditë pasi vendi mori presidencën e Bashkimit Europian. Kreu i shtetit, Milanoviç, pritet të jetë një nga figurat më të rëndësishme në skenën europiane, teksa unioni po përballet me sfidën e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut apo dhe me daljen e Britanisë së Madhe.