Kryesia e Partisë Socialiste do të shqyrtojë këto ditë mundësinë e shtyrjes së Kongresit që ishte menduar të mbahej në fund të muajit Janar 2022.
Në mbledhjen e fundit u diskutua mbajtja e Kongresit në Pallatin e Kongresit, nën masa të rrepta sigurie, për miratimin e Statutit të PS-së, nxitjen e strukturave për mbylljen e zgjedhjeve në të gjitha strukturat vendore, karikimi i socialistëve për zgjedhjen lokale të vitit 2023, etj.
Numri i lartë i personave të infektuar nga Covid 19 dhe variantet e reja ka bërë që drejtuesit e PSSH-së të diskutojnë mundësinë e shtyrjes së Kongresit, me shpresë së situata do të vijë duke u përmirësuar.