Në bashkinë e Tiranës, deri më tani janë numëruar 11 Qendra votimi nga 941 në total. Deri më tani, PS kryeson me 46.60% të votave që konvertohen në 32 mandate. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë ka siguruar 25.40% të votave, ose 17 mandate. Partia Demokratike renditet e treta me 7.52% të votave, 5 mandate. Partia Social Demokrate deri më tani ka siguruar 4.56% të votave, 3 mandate. Ndërkohë, Partia Republikane 2.40% ka siguruar 1 mandat, PDIU me 2.40% të votave ka siguruar 1 mandat, Nisma Thurje me 2.66% të votave fiton 1 mandat. Lëvizja Bashkë me 2.46% të votave po ashtu siguron një mandat.
Në bashkinë e Kamzës janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, duke sjellë fitoren e PS-së me 19 mandate me 43.09% të votave. Bashkë Fitojmë ka siguruar 11 mandate me 24.98% të votave. Partia Demokratike ka dalë forcë e tretë me 3 mandate duke siguruar vetëm 7.55% të votave. PSD me 5.35% të votave fiton 2 mandate. Fryma e Re Demokratike ka fituar 2 mandate me 4.49% të votave. Partia Republikane 2.45% të votave, siguron një mandat. Partia e Lëvizja e Legalitetit siguron një mandat me 2.16% të votave. Aleanca Liberale e Djathtë fiton një mandat me 2.69% të votave.
Në bashkinë e Vorës, ku janë numëruar të gjitha kutitë, PS ka siguruar 49.69% të votave, 13 mandate. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 16.45% të votave, 4 mandate. Partia Agrare Ambientaliste me 8.06% të votave ka marrë 2 mandate. Fryma e Re Demokratike dhe Partia Republikane kanë siguruar secila nga një mandat me 6.08% të votave dhe 5.14% të votave. Ndërkohë në bashkinë e Rrogozhinës dhe Kavajës nuk ka nisur ende numërimi për këshilltarët bashkiakë.