Drejtuesit e degëve të Partisë Socialiste në emigracion, kryesisht në Greqi, Itali e Angli, pjesmarrës në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, kanë nisur këtë fillimviti fushatën për zgjedhjet lokale të qërshorit. Ato kanë organizuar takime me antarësinë e PS-së në vendet ku punojnë dhe po sensibilizojnë votuesit shqiptarë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë Partinë Socialiste. Dega e PS në Romë ka postuar këtë njoftim për votuesit:
“Më 30 qershor të 2019-s mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri. Voto PS-Partia e të rinjëve”
Pas pak ditësh në vendet fqinje do të mbahen mbledhjes e strukturave të PS-së, me praninë e drejtuesve kryesorë të PSSH-së. Kryefjala e asambleve do të jetë pjesmarrja e emigrantëve të votimit dhe mbështetja e PS-së në zgjedhjet lokale. Me këto aktivitete socialistët janë një hap para subjekteve të tjera në vend përsa i përket organizimit jashtë kufinjëve shtetërorë.