Në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit Partia Socialiste ka bërë publike disa prej shtyllave kryesore në aspektin ekonomik. Një ndër objektivat kryesorë mbetet reformimi i skemës së pensioneve në vend ndërsa ka nisur edhe aksion antiiformalitet për rritjen e numrit të kontribuesve.
Në programin e socialistëve nëparashikohet se në 2030 në Shqiperi pensioni minimal do të jetë 200 euro , gati 2-fish i atij që është sot prej 100 euro. Pension minimal është pensioni social që e marrin të gjithë ata persona të cilët nuk kanë plotësuaras 15 vite punë me siguracione.Por në vëmndje të soccialistëve është edhe rritja e pensionit mesatar në vend.Një tjetër element i rëndësishëm në programin ekonomik është edhe vijimi i rritjes së pagave në vend duke synuar të arrihet një pagë mesatare prej 1300 mijë eurosh deri në 2030 ndërsa të ardhurat për frymë planifikohen të arrijnë në 15 mijë euro në vit.Rritja e pagave shoqërohet edhe me një plan për uljen e papunësisë deri në 6% nga 8.8%që është aktualisht. Shqipëria synon të kthehet në një eksportues Neto të energjisë elektrike deri në 2030 si dhe të arrijë eksporte bujqësore në vlerën e 1 mld eurove.
Vlerësimet për rritjen ekonomike janë për rreth 4% përgjatë katër viteve të ardhshme.Më shumë investime parashikohen edhe në sektorin e ujsellës-kanalizimeve apo në rrjetin hekurudhor.