Nga Sokol Balla
Nëse hyn në Shijak – nga secila prej katër rrugëve tëtij – e kupton se bëhet fjalë jo për një qytet, por për një fshat. Një fshat të madh dhe të pasur. Aty mbizotërojnë serviset e makinave, noteritë ku bëhen kontratat për shitjen dhe blerjen e tyre, kompleksi Gjoka – i sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit – dhe vila. Shumë vila, pasuria dhe origjina e të cilave, përcaktohen qartë dhe me sarkazëm nga kualiteti i mureve rrethuese, lartësia e kangjellave dhe numri i kamerave të sigurisë. Besoj se nëse ka një aksident “hit and go” në rrugët e Shijakut, policia rrugore e ka shumë të lehtë të gjejë autorët. Mjaft të kontrollojëndonjë nga qindra kamerat e sigurisë që kontrollojnërreptësisht rrugët e qytetit, nga lartësitë e mureve tëvilave të shtrenjta. Por vetëm policia rrugore ama. Policia vetë nuk e ka pasur dhe akoma nuk e ka tëlehtë të kontrollojë këtë qytet me shumë dritë hije.
Diku te katër rrugët ku ato kryqëzohen, është dhe selia e një prej bizneseve më të mëdha në vend AIBA. Por vezët që ajo shet janë shumë pak për të vlerësuar familjen e madhe politike që i rri pas. Pronë e vëllezërve Duka të lidhur me krushqi me vëllezërit Koka. Agron Duka ishte i pari ai që iu afrua politikës dhe fitoi mandatin si deputet në vitin 2001. Berisha iu vu Dukës menjëherë sa u bë deputet në Shijak, një mandat që rivali i atëhershëm Osman Metalla vuri aq shumë në dyshim si të vjedhur. Për këtë Duka u godit nga Berisha keq dhe vazhdimisht dhe i vuri nofkën Duka i Krimit dhe familjen e tij tëmadhe Duka/Koka si “Klani i Zemunit”, një paralele me grupin criminal që në 2003 vrau kryeministrin serb Zoran Gjingjic, sic thuhet pasi iu prishën pazaret me njeriun të cilin e ndihmuan të ngjitej në pushtet nëBeograd. Berisha dhe shtypi pranë tij i përmendnin Dukës lidhjet me grupe kriminale në Shijak, që sipas tij e kishin ndihmuar të fitonte mandatin. Një gjë që nuk u provua asnjëherë për familjen, që kishte bërë të vetmin investim të ligjshëm në Shijak dhe një nga më seriozët në vend dhe ku ishin punësuar qindra shijakas. Një arsye mëse e mjaftueshme që Agron Duka, një ish volejbollist i shkëlqyer dhe njeri babaxhan të merrte mandatin e deputetit. Berisha mendonte ndryshe. Atij nuk i shkoi kurrë poshtë, sesi një zonë e djathtë tradicionale si Shijaku, nxori një deputet të majtë, i cili për më tepër u bë dhe Ministër i Bujqësisë. Për më keq kunati i tij, Lefter Koka dy vjet më vonë fiton bashkinë e Durrësit për PS, megjithëse paraardhësi i tij po socialist Miri Hoti, ishte kthyer në barcaletë në Durrës, ndër të tjera se kishte ngritur pallat mbi Bukuroshen e Durrësit.
Për Berishën kjo rrugë e Dytë e Shijakut, kishte vetëm një shpjegim: krim dhe para. Por me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2005 retorika e Berishës ndaj Dukës së Krimit, ra. Termi pezhorativ por politik Klani i Zemunit u përdor më shpesh. Krim dhe para nuk ishte thjesht një akuzë: ishte nje skemë që funksiononte. Kriminelët e nuhasin këtë njëlloj si minjtë që janë të vetmit që parandjejnë tërmetin, se janë aq thellë nën tokë sa ndjejnë të parët vibracionet e kores së Tokës. Pas fitores në vitin 2005, Berisha I kushtoi një festë të vecantë humbjes së mandatit nga Agron Duka në Shijak. A iu kujtohet konferenca për shtyp në 2 korrik 2005 nëSelinë e PD, kur Berisha i ngazëllyer u shfaq me dy candidatë fitues? Njëri Ylli Pango, që kishte mundur “Mumuthin e Korrupsionit”, Cac Angjelin te njësia dy në Tiranë. Tjetri, me mëngë përveshur të një pulovre të pazakonte për atë klimë të nxehtë. Me një fytyrë tëlodhur dhe të djersitur, por të lumtur. Ishte Sokol Olldashi gazetari durrsak I Albanias e më pas activist I PAD të Cekës, I cili iu bashkua PD në kohërat e vështira të pas vitit 1997. “Ky këtu, tha Berisha dukeiu drejtuar Kolit, mundi Dukën e Krimit”. Ishte hera e parë pas shumë kohësh që e përmendte këtë term. Dhe s’do ta përdorte më për një kohë të gjatë. Olldashi përmbysi rezultatin në Shijak. E ktheu atë djathtas sërish. Me ndihmën e disa familjeve me emër e të forta si fise në numër. Avdylajt ishin një prej tyre. Gjithnjë të djathtë, por në 2005 ata shfaqen vendimtarë në fitoren e Olldashit, afëria e të cilit me ta, nuk ishte më secret prej kohësh. Olldashi dhe Berisha hyjnë triumfues në 12 shtator në parlament – sa e pamëshirshme është historia me këto datat. 7 vjet më herët, vritej Azem Hajdari dhe dy më vonë nëdarkë vonë, nga Selia e PD dilte I urti Sabri Godo, pasi I la Doktorit “kabëll” nga amerikanët, qëpërfshinte edhe fjalët “helicopter marins” dhe “tani”. Menjëherë Berisha tërhoqi njerëzit nga rruga, nga RTSH dhe dy ditë më pas dorëzoi tanket në gardë, duke mbyllur pa nder rrebelimin e armatosur dhe derën për në pushtet për një afat të pacaktuar. Por ama që nga ai moment për arsye të kuptueshme, ambasadores amerikane iu nofka nga Berisha, si Marinsa Lino).
Por kjo është një histori tjetër. T’i rikthehemi shtatorit 2005. Dy ditë më vonë ndërsa qeveria Berisha merrte mandatin dhe Sokol Olldashi bëhej Ministër I Brendshëm, Prokurori Sollaku, I trembur se ish shefi I tij do hakmerrej ndaj tij se nuk kishte bërë detyrën sic ja kishte kërkuar, I bëri kryeministrit të ri një dhuratë.