Gazetari Sokol Balla përmes një postimi në rrjetin social ‘twitter’ ka njoftuar rikthimin e tij në televizionin Top Channel.
“Sot ne 1 mars 2022, futem ne nje dere nga dola ne 31 dhjetor 2017. Shihemi se shpejti #topchannel“-shkruan Balla në twitter.
Ende nuk dihet nëse Balla është rikthyer për të nisur projekt të ri televiziv apo me detyrë të re në administratën e televizionit.
Kujtojmë se në datë 2 dhjetor 2021, Ben Blushi dha dorëheqjen nga drejtimi i një prej televizioneve më të mëdhenj në Shqipëri.

