Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sokol Balla u jep 50 mijë euro fëmijëve që jetojnë me ish-gruan ministre

19:21 / June 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sokol Balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pjesë e ndryshimeve në qeveri në fillim të këtij viti u bë edhe pozicioni i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në vend të Damian Gjiknuri u emëruar Belinda Balluku. Ajo më parë mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të ALBCONTROL që ishte në varësi direkte të Ministrisë që ajo sot drejton. Ajo qëndroi në këtë pozicion për disa vite me radhë dhe erdhi në qeveri si një njohje e vjetër e kryeministrit Edi Rama i cili ka bashkëpunuar më parë me të edhe gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Në deklaratën e saj të pasurisë të dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Interesave, Balluku ka raportuar një gjëndje të mirë financiare. Më konkretisht ajo ka deklaruar një llogari bankare në vlerën e 5.561.362 lekë. Gjithashtu ajo deklaron edhe kalim nga llogaria bankare e vlerës 2.592.000 lekë, por pa e specifikuar më tej se për çfarë transaksioni bëhet fjalë. Po ashtu ajo ka raportuar edhe një një tjetër llogari bankare e shtuar me 35.000 euro të cilat deklaron se i ka marrë nga gjendja cash. Ministrja Belinda Balluku ka deklaruar edhe disa llogari të tjera bankare të hapura në emër ose interes të fëmijëve që ajo ka me ish-bashkëshortin, gazetarin dhe moderatorin e njohur Sokol Balla. Kështu, ajo ka deklaruar një llogari bankare e hapur për llogari të fëmijëve nga Sokol Balla në vlerën 413.468 lekë. Gjithashtu ajo ka deklaruar edhe dy llogari të tjera bankare të hapura po nga ish-bashkëshorti Sokol Balla, të cilat janë shtuar në vitin 2018 secila me një vlerë prej 25.000 euro, pra në total 50.000 euro. Një tjetër e dhënë interesante që rezulton nga deklarata e saj e pasurisë është të ardhurat që ajo ka siguruar nga paga neto si Drejtores e Përgjithshme e ALBCONTROL. Ajo ka deklaruar të ardhura nga paga në këtë funksion plotë 6.644.688 lekë në vit, e cila mund të jetë paga më e lartë në funksionet publike në Republikën e Shqipërisë, pasi ja kalon jo vetëm asaj të Presidentit të Republikës së Shqipërisë me disa herë por edhe pagës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. E gjithsesi duhet theksuar se Balluku la detyrën e Drejtores së Përgjithshme të ALBCONTROL për atë të ministrit të Infrastrukturës së Energjisë, ku paga është më e vogël. Por duket se në këtë rast ajo ka zgjedhur prestigjin politikë të postit të ministrit dhe jo pagën e lartë që siguronte në detyrën e mëparshme.

Sokol Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.