Adanaspor, një nga skuadrat e Ligës së Parë të Turqisë, ka nënshkruar kontrata me dy futbollistët shqiptarë, Endri Çekiçi dhe Sokol Cikalleshin.
Dyshja ka luajtur së bashku edhe më parë në elitën e futbollit turk me Konyaspor.
Çekiçi ka qenë pa skuadër për gjashtë muajt e fundit, ndërsa Cikalleshin ishte transferuar te te Tractor në Iran, por tani do të kthehet në futbollin turk.
Objektivi kryesor i Adanaspor për këtë sezon është të sigurojë mbijetesën në rangun e dytë të futbollit turk, dhe klubi ka realizuar disa transferime të tjera me shpresën se do të arrijë këtë qëllim.