Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sokol Sadushi: Nuk ka drejtësi të fortë me magjistratë të lodhur

12:14 / December 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4754
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mirëqenia e magjistratit është mirëqenia e drejtësisë, dhe mirëqenia e drejtësisë është mirëqenia e shtetit.” Me këtë mesazh të drejtpërdrejtë dhe thelbësor, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, hapi fjalën e tij në Konferencën Kombëtare të Drejtësisë, duke sjellë për herë të parë në qendër të politikës publike konceptin e mirëqenies së magjistratit si themel i funksionimit të një drejtësie të pavarur dhe efektive.

“Në Shqipëri, mirëqenia e magjistratit nuk është bërë ende pjesë organike e politikave publike. Ajo mungon në analizat strategjike të institucioneve shtetërore, sepse nuk është artikuluar si prioritet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Këto organe, të cilat kanë detyrimin kushtetues të identifikojnë nevojat e sistemit dhe të ngrenë shqetësimet mbi mirëqenien profesionale të magjistratit, nuk e kanë vendosur këtë dimension në qendër të politikëbërjes së tyre. Për pasojë, kjo mungesë orientimi nuk reflektohet as në politikat e ekzekutivit, apo në dokumentet programatike të reformës. Sistemi ende nuk ka politika për menaxhimin e stresit, parandalimin e lodhjes kronike (burnout), programe të mbështetjes psikologjike apo protokolle për reagimin institucional pas ngjarjeve të rënda, që janë elementë themelorë në modelet evropiane.”, shtoi më tej ai.

Sokol Sadushi theksoi se sistemi gjyqësor nuk mund të vazhdojë të mbështetet te magjistratë të lodhur, të pambrojtur dhe të mbingarkuar, pasi kjo gjendje ka prodhuar një krizë të thellë që cenon cilësinë dhe pavarësinë e vendimmarrjes.

“Drejtësia ndërtohet me magjistratë që ndihen të mbrojtur, të respektuar dhe të motivuar. Vetëm atëherë reforma merr jetë, standardet bëhen realitet dhe drejtësia fiton besimin e qytetarëve. Nëse duam vendimmarrje të pavarur, duhet të garantojmë më parë kushtet që e bëjnë të mundur këtë pavarësi. Prandaj duhet ta pranojmë qartë: barrën e sistemit e mban magjistrati. Ai është qendra e drejtësisë, jo në teori, por në realitet. Nuk ka drejtësi të fortë me magjistratë të lodhur; nuk ka drejtësi të pavarur me magjistratë të pambrojtur; nuk ka drejtësi të besueshme me magjistratë të lënë vetëm.”, shtoi Sadushi.

Ai vuri në dukje se mungesa e politikave për mirëqenien profesionale ndër vite ka bërë që sistemi të mbijetojë falë sakrificës individuale të magjistratëve, dhe jo falë mekanizmave të qëndrueshëm institucionalë.

Sadushi ndaloi veçanërisht te roli i KLGJ-së dhe KLP-së, të cilat, megjithëse me detyrime të qarta kushtetuese, nuk e kanë vendosur mirëqenien e magjistratit në qendër të politikëbërjes, duke e thelluar boshllëkun institucional.

Deklarata e Gjyqtarëve të Republikës u vlerësua prej tij si sinjali më i fortë se situata ka arritur kufijtë kritikë dhe se kërkohet reagim i menjëhershëm.

Me tone të qarta përgjegjësie, Sadushi theksoi se Qeveria dhe Kuvendi kanë detyrimin kushtetues të garantojnë siguri reale në gjykata, infrastrukturë funksionale dhe burime njerëzore të mjaftueshme, duke nënvizuar se: “Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi me standarde europiane, pa investuar.”

Sadushi paraqiti disa rekomandime kyçe, përfshirë miratimin e Strategjisë Kombëtare të Mirëqenies së Magjistratëve 2025–2030, vendosjen e një standardi kombëtar të sigurisë në gjykata, rritjen e numrit të magjistratëve dhe stafit, investime urgjente në infrastrukturë dhe ngritjen e mekanizmave të mbështetjes psikosociale.

Në përmbyllje, Kryetari i Gjykatës së Lartë përsëriti mesazhin themelor të vizionit të tij: “Drejtësia ka nevojë për një kulturë të re institucionale, ku siguria është standard, mbështetja është detyrim, mirëqenia është pjesë e pavarësisë dhe karriera e drejtë është parim. Vetëm kështu ndërtohet një sistem i qëndrueshëm dhe një shtet i fortë.”

drejtësi magjistratë Sokol Sadushi TAKIMI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.