Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri tha se PS do të marrë 45-50 bashki në 14 maj, ndërsa opozita do të humbë më shumë elektorat.
“Unë jua jap edhe sot që PS nuk do t’i diskutojë 45-50 bashki në këtë situatë që është sot, sipas sondazheve. Do të thotë që edhe gjithë kjo fushatë shpifjesh do përfundojë si shumë të tjera që opozita i ngre dhe i braktis rrugës”, tha Gjiknuri.