Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin e dytë mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për zgjedhjet vendore të qershorit. Si janë përgjigjur shqiptarët për ofertën e kryeministrit Rama bërë opozitës për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit? Çfarë mendojnë shqiptarët për strategjinë e opozitës për të vazhduar protestat? Si do të votonin sot shqiptarët për zgjedhjet vendore dhe cila do të ishte vota e tyre nëse do të duhej të shkohej në zgjedhje të parakoshme?
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor, ndërsa kërkojnë më parë një qeveri kalimtare për të shkuar në zgjedhjet e përgjithshme pa Ramën kryeministër. Por nëse opozita do të bojkotojë zgjedhjet lokale, cfarë do të bëjnë shqiptarët? 61.3% kanë deklaruar se pavarësisht nëse shkon apo jo opozita në zgjedhje do të shkojnë të votojnë, ndërsa 38.7% janë shprehur se nuk do të shkojnë në votime.