Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sondazhi/ Eduard Zaloshnja: Veliaj 54.3%, Këlliçi 23.2%, Dashamir Shehi 22.5%

19:16 / February 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj kellici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Ndër vite, Dashamir Shehi, një nga themeluesit e PD-së dhe ish-Kryeministër i saj, është përmendur shpesh si kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës. Më së fundi, kandidimi i tij mund materializohet, meqë tani është shpallur edhe koalicioni LZHK-Bindja Demokratike (ku politikanë kryesorë janë Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi, të dy politikanë të shquar të së djathtës në tri dekadat e fundit).

Për të testuar se sa vota mund të marrë sot Dashamir Shehi në një garë treshe Veliaj-Këlliçi-Shehi, zhvillova një sondazh elektronik në territorin e Bashkisë Tiranë (urban e rural), në të cilin morën pjesë 1321 banorë krejtësisht të rastësishëm (mosha 18 vjeç e sipër). Kampionin e ripeshova statistikisht, në mënyrë që ai ta përfaqësonte popullsinë e rritur të Bashkisë Tiranë sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh është plus/minus 2.9%.

Pas ripeshimit statistikor të kampionit, rezultoi se ndër të vendosurit për të votuar qysh sot në Tiranë, Veliajt ia japin votën 54.3%, Këlliçit 23.2% dhe Shehit 22.5%. Me një ekstrapolim të përafërt (bazuar në gjininë e të anketuarve, moshën, zonën e banimit urban-rural dhe votimin e tyre në zgjedhjet e parvjetshme), rezultoi se rreth 169 mijë banorë të rritur të Bashkisë Tiranë janë gati të votojnë qysh sot për Veliajn, rreth 72 mijë për Këlliçin dhe rreth 70 mijë për Shehin. Ndërkohë, rezulton se rreth 270 mijë banorë të rritur të Bashkisë Tiranë janë aktualisht të lëkundur ose të vendosur që të mos votojnë.

Dashamir Shehi eduard zaloshnja Këlliçi veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.