Sondazhin i fundit i gjigandit IPSOS në bashkëpunim me Top Channel, nxjerr fituese të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 Prillit, Partinë Socialiste.
Nga të dhënat rezulton se PS konfirmohet forca e parë në rang kombëtar me 48.1%. Sipas sondazhit, PS e vetme merr më shumë vota se opozita, pasi aleanca PD-AN renditet e dyta me 43.6%.
Rezultati zhgënjyes i mbetet LSI që, sipas sondazhit, arrin të fitojë vetëm 3.6%.
Asnjë nga partitë e tjera, nuk merr as 1% të votave. Nisma Thurje rezulton në kufirin e 0.9% e ndjekur nga Vetëvendosje me 0.8%.