Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama fiton mandatin e katërt!

23:24 / September 13, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryeministri Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ u transmetua sondazhi i parë ku qytetarët janë pyetur për një sërë çështjesh, nga Fredi Beleri, tek kabineti i ri, vlerësimi për qeverinë Rama dhe opozitën, politikani më i preferuar dhe se për kë do të votonin nëse sot (13 shtator) do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare. Kampioni i sondazhit është 1102 banorë nga e gjithë Shqipëria të cilë janë pyetur me mesazh, si edhe marzhi i gabimit +/- 3.5%. 

Çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për çështjen Beleri? Sipas rezultateve të sondazhit 82.6% janë kundër betimit të Belerit dhe 17.4% janë pro. Konkretisht, 75.0% thonë se Beleri nuk duhet të betohet. 7.1% janë përgjigjur ‘po’, 10.3% ‘ndoshta po’ dhe 7.6% ‘ndoshta jo’.

Sa i takon vlerësimit të punës së qeverisë, ndërsa Edi Rama është në mbyllje të mandatit të tretë, 61% e vlerësojnë negativisht performancën e mazhorancës dhe 38.9% pozitivisht. Por, teksa i kanë dhënë ‘notë të keqe’ qeverisjes së PS, sërish qytetarët do i besonin edhe një mandat të katërt Ramës në krye të qeverisë. Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin ditën e sotme (13 shtator) 36.3% ose 740 mijë qytetarë do të votonin për Partinë Socialiste.

Sipas sondazhit të Report Tv, Rithemelimi i Sali Berishës do dilte forcë e dytë me 21.6% të votave ose 440 mijë vota. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë nuk do të merrnin as më shumë se 5% të votave. 100 mijë qytetarë ose 4.9% do të votëbesonin Lulzim Bashën për kryeministër, ndërsa Partia e Lirisë do të merrte vetëm 75 mijë vota ose 3.4% të votave. 70 mijë qytetarë do të votonin për partitë e tjera të vogla opozitare, ndërsa 615 mijë qytetarë ose 30.1% nuk do të votonin nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot më 13 shtator.

Kreu i qeverisë ruan sërish vendin e parë si politikani më i preferuar i shqiptarëve me 40.0%, i ndjekur nga Sali Berisha me 21%. I treti vjen Lulzim Basha me 4.7% dhe në fund mbetet Ilir Meta me 3.7%.

Teksa kryeministri Rama dhe PS shihen në një pozitë të favorshme edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, situata nuk duket aspak e mirë për opozitën, ku përveç shifrave që nuk i tregojnë konkurrues përballë PS, shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë s’vlerësojnë as aksionin opozitar.  72.8% kanë vlerësim ‘negativ’ ose ‘anoj negativ’, ndërsa 27.2% kanë vlerësim ‘pozitiv’ ose ‘anoj pozitiv’. 

Ndërkohë, qytetarët janë të ndarë pothuajse 50 me 50 për kabinetin e ri! 22.3% ose 455 mijë qytetarë mendojnë se këto ndryshime do ta përmirësojnë qeverisjen, 27.7% ose 565 mijë thonë ‘Ndoshta po’. Ndërkohë, 27.2% ose 555 mijë qytetarë mendojnë se këto ndryshime ne qeveri nuk do të përmirësojnë qeverisjen, ndërsa 22.8% ose 465 mijë thonë ‘ndoshta jo’.

zgjedhjet sondazh

Edi Rama Sondazhi Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.