Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sondazhi/ Opinioni i tiranasve për Ramën, Veliajn, Berishën dhe Metën, votat për secilin

09:09 / May 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2102
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Meqë kryetarët e tri prative kryesore opozitare e kanë vënë kryebashkiakun e Tiranës në qendër të sulmeve të tyre ditët e fundit, zhvillova një sondazh për të krahasuar sa tiranas kanë opinion pozitiv për ta dhe sa për Veliajn. Gjithashtu, mata edhe sa tiranas kanë opinion pozitiv për kryeministrin Rama.

Sondazhin e zhvillova gjatë fundjavës me SMS të shpërndara proporcionalisht në gjithë territorin e Bashkisë Tiranë (qytet e fshatra).  1187 banorë të rritur e plotësuan pyetësorin e shpërndarë përmes linkut të përfshirë në SMS. Kampionin e ripeshova gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht, për ta përfaqësuaqr sa më mirë popullsinë e rritur të Bashkisë Tiranë. Marzhi i gabimit statistikor rezultoi +/-3.2%.

Nga ekstrapolimi i përafërt statistikor i përgjigjeve të të anketuarve, rezultoi se për Ramën kanë opinion pozitiv rreth 195 mijë tiranas – më shumë se për çdo polititkan tjetër. I dyti u rendit Veliaj, për të cilin kanë opinion pozitiv rreth 180 mijë tiranas, dhe i treti u rendit Berisha, për të cilin kanë opinion pozitiv rreth 92 mijë tiranas.  Ndërsa për Bashën e Metën, kanë përkatësisht opoinion pozitiv 23 mijë dhe 21 mijë tiranas (shihni Grafikun 1).

IMG 2103

SHËNIM: Shumica dërrmuese e simpatizantëve të Ramës simpatizojnë edhe Veliajn, e anasjelltas. Shumica e simpatizantëve të Metës simpatizojnë edhe Berishën, por vetëm pak simpatizantë të Berishës simpatizojnë edhe Metën.

Meqë i pyeta të anketuarit tiranas për opinionin mbi kryetarët e partive kryesore politike, i pyeta edhe se cilës parti do t’ia jepnin votën, nëse do të zhvilloheshin sot zgjedhjet parlamentare. Rezultoi se pothuaj 37% e tiranasve të rritur nuk do të votonin fare nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot (me ekstrapolim të përafërt rreth 215 mijë).

Nga ekstrapolimi i përafërt statistikor i përgjigjeve të atyre që do të votonin sot, më rezultoi se për PS-në do të votonin rreth 170 mijë tiranas – 25 mijë më pak se sa kanë opinion pozitiv për Ramën. E dyta, me një diferencë të madhe, renditet PD-ja e Berishës, të cilën sot do ta votonin 8 mijë tiranas më shumë se sa kanë opinion pozitiv për kryetarin e saj. Partitë e Bashës dhe Metës kanë përkrahje të pakët krahasuar me dy partitë e mëdha. Ndërkohë, bie në sy që partitë e tjera përkrahen pothuaj dyfish më shumë se sa partitë e Bashës dhe Metës të marra së bashku, si dhe më shumë se sa u përkrahën vjet në zgjedhjet bashkiake (shihni Grafikun 2).

IMG 2104

Në qoftë se këto vota të tiranasve i përkthejmë përafërsisht në mandate parlamentare (me sistemin aktual elektoral pa koalicione), rezulton se PS-ja do të merrte 53% të mandateve që i takojnë statistikisht territorit të Bashkisë Tiranë dhe PD-ja e Berishës 27%. Pjesa tjetër do të shpërndahej mes PD-së së Bashës, PL-së, e partive të tjera (shihni Grafikun 3).

IMG 2105

sondazh tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.