Sonte në Repolitix vjen për herë të parë sondazhi për qarkun e Elbasanit në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Sondazhi i përmuajshëm, këtë herë analizoi prirjen e votës në qarkun e Elbasanit nëse do të votohej sot.
PS del si shumicë absolute në këtë qark nëse do votohej sot me mbi 60% të votave. Por mbështetja për forcën qeverisëse është disi më e fortë mes shqiptarëve të diasporës që i përkasin qarkut Elbasan, se sa për ata që jetojnë këtu. Kurse partitë e reja shihen me një sy më optimist për ata që jetojnë këtu.
Metoda e ndjekur për këtë sondazh nga Eduard Zaloshnja: Kampioni, 1182 votues të vendosur për të votuar qysh sot: – 804 në gjithë territorin e qarkut, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme të shpërndara proporcionalisht në bashkitë Elbasan, Cërrik, Librazhd, Prrenjas, Belsh, Peqin, Gramsh – 378 votues nga emigracioni të kontaktuar përmes miqve/të afërmve këtu. Kampioni u ripeshua statistikisht për ta përfaqësuar elektoratin sa më mirë demografikisht, gjeografikisht dhe politikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.4%.