Sondazhi i tretë i publikuar në media tregon se në disa bashki Partia Socialiste ka një rritje të elektoratit. Lezha për disa vite është drejtuar nga PD, falë edhe bashkëpunimit me LSI-në.
Sondazhi i fundit sqaron se Lezha e cila drejtohet nga të djathtët, do fitohej nga të majtët me kandidat Pjerin Ndreun nëse zgjedhjet do mbaheshin sot e cila do triumfonte me 53% përballë 39% të PD e cila do pësonte rënie bashkë me LSI. Nëse Bindja Demokratike duket se do fitonte deri në 4% të zgjedhësve.