Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare janë ndaluar nga policia zviceriane më 13 prill dhe u mbajtën në Komisariat për 48 orë. Ndër emrat e përmendur ishin Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu.
Ishte këngëtari Labinot Rexha, i cili konfirmoi në një farë mënyre lajmin e arrestimit pasi tha për mediat në Kosovë se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend. Ai tha se është i pajisur me nënshtetësi zviceriane.Ndërkohë së fundmi, Soni Malaj ka bërë një InstaStory krah Don Phenom ku shkruan se së shpejti do jenë në Zvicër për të performuar. Shpresojmë se koncerti i kësaj herë të jetë pa zarar me shtetitn zvicerian për këngëtarët shqiptarë.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/04/IMG_1498.png)