Sonila Meço ditën e sotme ka publikuar foto me të bijën nga Korça, ku mesa duket kanë udhëtuar së fundmi. Ajo tregon se për të bijën rikthimi në shkollë pas pushimeve është i vështirë kështu që për t’ja lehtësuar sado e pak e ka ndihmuar të nisë përgatitjet në një mënyrë argëtuese.
“Pas 10 ditësh pushim, përgatitja për t’u rikthyer në shkollë është ca e bezdisur, por e bëjmë interesante duke rregulluar e sistemuar për të dhjetën herë sendet shkollore nëpër kuti e çantëza”,-shkruan Sonila krah postimit. Me siguri kjo metodë e përdorur nga moderatorja do ju hyjë në punë të gjitha nënave që përballen herë pas here me mërzitje të ngjashme nga fëmijët.


