Në darkën informale të kryeministrit grek që do të mbahet këtë të hënë, Shqipëria ka qenë e ftuar në nivel presidenti, por siç ka bërë me dije Presidenca, bajram Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të agjendës së përcaktuar më herët. Në këtë takim, të organizuar nga kryeministri grek Mitsotakis nuk është ftuar kryeministri Edi Rama.
Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit.
Nga njëra anë është qeveria greke që kërkon lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Himarës dhe nga ana tjetër qëndrimi i pandryshuar i Ramës, i cili që arrestimin dhe hetimin e Belerit në akuzë për blerje të votave, e quan çështje të drejtësisë në të cilën Greqia nuk duhet të ndërhyjë.