Sonte në mbrëmje, starton edicioni i tretë i formatit të shumëpritur “Big Brother VIP Albania 3”.
Moderatorja Arbana Osmani, përmes një reagimi në rrjete sociale, ku shkruan:
“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shume vite me rradhë.
Perjetë falenderuese dhe mirenjohëse Tanit që me zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhë duke bërë bashkë gjithë familjen.
Shumë suksese sonte mikut tim të vjetër @mr.ledionlico dhe gocave të mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always!
E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vlerësimin dhe dashamirësinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”.
Por, pas reagimit reagimit të moderatores Arbana Osmani, disa fjalë për stafin e ri i ka edhe Eduart Grishaj, i cili në sezonin e kaluar ishte regjisor i spektaklit.
Grishaj nuk mund të linte pa hedhur kunja në drejtim të “Big Brother VIP 3”.
“Shumë suksese stafit të ri dhe të vjetër të Big Brother Albania. Uroj ta vazhdoni rrugën ne autostradën që krijuam në vitet e kaluara. Kurse bashkë takohemi me projekte të reja këtë vit. Mirupafshim Yjee”,- ka shkruar Grishaj bashkangjitur një foto të tij brenda shtëpisë së “Big Brother” në edicionin e kaluar.
Kujtojmë se pak ditë më parë, u zbulua se Eduart Grishaj, njëkohësisht edhe partneri i Arbanës, nuk do të jetë regjisori i këtij edicioni. Në vendin e tij do të jetë Ergys Lubonja, i cili ka ndarë disa detaje teknike rreth emisionit.