Ngjarja më e madhe e këngës në Europë nis sonte, ndërsa po kryhen edhe provat e fundit për Eurovision 2023 që këtë vit mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. Pas fitores së Ukrainës vitin e kaluar dhe pamundësisë për të pritur ngjarjen për shkak të pushtimit nga Rusia, edicioni i këtij viti do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.
Siç ka ndodhur që nga viti 2008 për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, Eurovizioni përbëhet nga tri mbrëmje; dy gjysmëfinalet 9 dhe 11 maj dhe në fund nata finale më 13 maj.
Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. Në një kohë kur duhet të kryenin provat e performancës së tyre, familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë. Shkak është bërë mungesa mospajisja me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë në Eurovizion.