1 muaj e pak pasi u bë mama për herë të parë më të voglën e saj, Willa, Sophie Turner është fotografuar së bashku me partnerin e saj, Joe Jonas. Kjo ishte hera e parë që dyshja u fotografuan bashkë jashtë që prej ardhjes në jetë të vajzës së tyre.
Sophie ishte e veshur e gjitha në ngjyrë të zezë, duke mos harruar maskën së bashku me partnerin e saj. Një detaj që binte në sy ishte fakti se Turner nuk kishte humbur akoma peshën e lindjes, detaj ky që nuk i ka shpëtuar paparacëve.
Dyshja ka ecur për disa minuta në shoqërinë e njëri-tjetrit me duart kapur në natyrë. Kujtojmë se disa javë më parë Joe dhe Sophie ndanë një ‘selfie’ nga shtëpia e tyre ku tregonin qartazi lodhjen pas kujdesit maksimal dhe dedikimit tek vajza e tyre.