Doktori i njohur Petrit Vargu është kandidat i LSI-së për deputet në qarkun e Tiranës, dhe nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë të ditur nëse do e marrë apo jo mandatin e deputetit.
“Te nderuar miq! Shume njerez me pyesin nese do te shkoj ne parlament apo jo? Natyrisht me “pro” dhe “kunder” sipas bindjeve politike qe kane. Vendimi im i lire eshte te jem gjithmone miku juaj, duke e refuzuar hyrjen time ne kete lloj Parlamenti. Ju respektoj te gjitheve”, shkruan Vargu.
Ndërkohë sot betohen deputetët e tjerë të opozitës së re të cilët morën mandatin një ditë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lexo edhe: Kush janë deputetët që marrin sot mandatin në KQZ