Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Sot derbi i Romës, përplasje mes policisë dhe tifozëve të Lazios!

19:52 / April 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tifozat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të diel (13 prill) në “Olimpico” të Romës do luhet derbi mes Lazios dhe Romës (20:45), i vlefshëm për raundin e 32-të në Serie A. Portat e stadiumit u hapën në 18:00, teksa në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përplasjet mes tifozëve dhe policisë.

Mediat tej Adriatikut bëjnë me dije se tensionet u rritën në maksimum kur një grup i tifozëve të Lazios u përplas me policinë, me këta të fundit që u përgjigjën me topa uji, tymuese dhe forcë. Janë sekuestruar gjithashtu disa shkopinj dhe sende të forta.

Objekte të shumta, shishe dhe sende të tjera u hodhën nga tifozët drejt forcave të policisë në rrugë. Përveç përdorimit të topave të ujit, policia ka hedhur edhe bomba tymuese për të shpërndarë turmën.

Ngjarja – Tensionet u rritën kur një grup prej rreth 300 tifozësh të Romës u përpoqën të lëviznin nga sheshi ‘Mancini’ drejt ‘Ponte Milvio’, një zonë e dedikuar për fluksin e tifozëve të Lazios, por u ndeshën me një linjë policie.

Rruga e kundërt u mor nga mbështetësit bardheblu dhe në atë moment policia filloi të sulmonte turmën, duke përdorur topa uji dhe duke hedhur bomba tymuese.

Gjatë përleshjeve janë dëmtuar disa makina të parkuara, janë përmbysur kazanët e mbeturinave, si dhe mobiljet e jashtme të ambienteve të zonës. Ky ishte vetëm një nga episodet që karakterizuan pasditen romake.

Pikërisht pas drekës, një grup tifozësh të huaj dhe një grup mbështetësish të Romës për pak u përplasën në zonën e rrugës Pinturicchio, duke shkaktuar dëme në makina dhe semaforë në zonë, njëra prej të cilave u shkëput nga rruga.

Precedentët – Në mesin e janarit 2024, derbi i kryeqytetit u rikthye të luhej natën pas disa sezonesh, me të dyja grupet e tifozëve që kaluan një test pjekurie. Gjithsesi, policia kishte siguruar zonën përreth stadiumit që në ditët para ndeshjes dhe fatkeqësisht me këtë rast tensioni jashtë ambienteve të lojës kërkoi një ndërhyrje të policisë.

Në gatishmëri janë rreth 1500 oficerë, plus karabinierët, policinë financiare dhe policinë lokale.

DERBI lazio perplasje roma tifozat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Lajm i keq për Hysajn, Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares

21:49 / December 4, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.