Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Sot derbi Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do bllokohen në kryeqytet! Tifozët do shoqërohen për në stadium

14:59 / December 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sfida 1765113177 superligapoliciaetiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë duke nisur nga ora 18:00 Superliga e futbollit ka rezervuar derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i cili vlen për raundin e 15-të dhe luhet në “Air Albania”.

Policia e Tiranës ka bërë me dije edhe planin e masave për këtë sfidë, teksa prej orës 16:00 do bllokohen rrugët dhe sheshet: Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

“Blutë” e kryeqytetit do shoqërojnë grupimet e dy tifozerive, për të shmangur kështu çdo përplasje. Policia bën me dije se në stadium nuk do futet askush pa mjet identifikues, ndërsa do ketë kontrolle rigoroze për çdo tifoz, me qëllim që asnjë send i palejuar mos depërtojë në impiant.

Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas  drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

DERBI partizani Policia rruget tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026

Bilanci i policisë për janarin: 107 operacione dhe 498 të arrestuar

12:06 / February 7, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.