Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot dita Ndërkombëtare e Pyjeve, Rama: 40 mijë fidanë në Voskopojë për të rehabilituar zonën e dëmtuar nga zjarret

08:29 / March 21, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 21 082809
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të enjte e ka nisur me publikimin e një video ku shihet një nga aksionet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në ditën Ndërkombëtare të Pyjeve. Video është realizuar në Voskopojë, në një zonë të dëmtuar nga zjarret vite më parë. Pjesëmarrës në mbjelljen e 40 mijë fidanëve të rinj në 21 hektar tokë ka qenë edhe ministrja Kumbaro dhe kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo.

Në mbishkrimin e kësaj video, kryeministri Rama shkruan: Mirëmëngjesi dhe në ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, me momente të mbjelljeve të mbi 40 mijë fidanëve të rinj në Voskopojë për të rehabilituar një zonë të dëmtuar nga zjarret vite më parë, si një ndër shumë aksionet e ndërmarra në vitin 2024 që e kemi pagëzuar Vitin e Pyjeve, ju uroj një ditë të mbarë.

Ndërsa në video, ministrja Mirela Kumbare tha se nismave të Vitit të Pyjeve tashmë u janë bashkuar rreth 50 bashki, me një mobilizim në të gjithë vendin për rritjen e sipërfaqeve pyjore dhe miradministrimin e tyre. Gjatë aktivitetit në zonën e Voskopojës, ku po mbillen mbi 40 mijë fidanë, ministrja Kumbaro vuri theksin edhe tek bashkia Korça si një ndër bashkitë me performancën më të mirë bazuar në analizën e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, por ka ende për të bërë për sa i përket planit të menaxhimit, si një prej bashkive me sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve.

“Më vjen shumë mirë që ndërhyjmë te kjo pjesë. Bëhet fjalë për një territor i cili është djegur masivisht në 2008-ën. Kështu që kemi ardhur t’i kërkojmë ndjesë natyrës për fatkeqësinë, por nga ana tjetër edhe për t’i dhënë një dorë rigjenerimit natyror”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Korça ka 14 ekonomi pyjore. Potenciali është i madh. Korça është një bashki që ndër prioritetet e saj ka dhe turizmin. Një komponent shumë i rëndësishëm i tij, është turizmi i natyrës me të gjithë elementet e tij dhe pyjet e kullotat janë një element shumë i rëndësishëm që duhet të vihen në shfrytëzim”, u shpreh kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo.

Kumbaro e vlerësoi shumë të rëndësishëm në Vitin e Pyjeve, partneritetin me Universitetin Bujqësor të Tiranës. “Kur flasim për planet e mbarështimit, na duhet të rishikojmë bashkë edhe metodologjinë, edhe pse me ministrin e Pushtetit Vendor po mendojmë që të ndërhyjmë me një plan kombëtar për t’i ndihmuar bashkitë në përgatitjen e planeve të mbarështimit. Me një plan mbarështimi më të mirë, bëhet edhe gjithë menaxhimi”, përfundoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe një marrëveshje mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Fakultetit të Shkencave të Pyjeve të Univeristetit Bujqësor të Tiranës me fokus restaturimin e zonave të mbrojtura dhe monitorimin e faunës së egër.

pyje Rama voskopoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.