Ish-ministri Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik disa vite më parë, do të festonte sot 50 vjetorin e tij të lindjes.
Në këtë ditë, tezja e tij, Yllka Mamaqi, e ka kujtuar përmes një fotoje, kur ai ishte fëmijë.
Ajo ka kujtuar ditën e lindjes së Sokol Olldashit, duke shkruar se nuk do të derdhë lot, por do të mbushet me dashurinë që i ka dhuruar qëkur ishte fëmijë.
“Dhimbjen e mbaj brenda shpirtit. Emocionet që më dhuron kjo foto dua t’i nxjerr jashtë shpirtit. 17 Dhjetor. Jo KOL, nuk do derdh lot!!! Do mbushem me atë dashuri, të cilën ma ke dhuruar e lumturuar që në fëmjëri. E REFUZOJ TOTALISHT LARGIMIN TËND nga NE. Per TY….vec DATELINDJE!!! (Kjo foto mban si kujtim vitet e internimit ne Selenicë)”, shkruan tezja e të ndjerit Sokol Olldashi.