Ditën e sotme, moderatorja Arbana Osmani ka festuar 37-vjetorin e lindjes së saj, në të njëjtën ditë me partnerin e zemrës, Eduart Grishajn.
Me këtë rast, ajo ka ndarë me publikun edhe një lajm shumë të bukur, duke treguar se do të bëhet nënë për herë të dytë.
Teksa i ka uruar Eduartit ditëlindjen, ajo ka treguar se çifti po pret një bebush që do të vijë në jetë së shpejti.
Kjo ditë speciale s’mund të kalonte pa dhurata e surpriza për moderatoren, e cila i ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.
Arbana ka publikuar një video ku tregon kuzhinën e mbushur plot me lule nga të afërmit e saj, të cilët e kanë lumturuar këtë 37-vjetor.
“Erdha në shtëpi dhe gjeta në kopësht”- shkruan moderatorja krahas videos së buqetave të mëdha me lule.