Ai është golashënuesi më i mirë i Botërorit 2022 që u mbajt këtë vit në Katar. Ylli i futbollit francez Kylian Mbappe feston sot 24-vjetorin e lindjes. Mbappe është shpallur golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror, me tetë gola. Ai shkëlqeu në çdo ndeshje të Botërorit, megjithëse Franca nuk arriti të fitonte për herë të dytë rresht Botërorin.
Mbappe është tashmë në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Francës me 36 gola, pas Karim Benzema, fituesi të Topit të Artë, mungesa e të cilit në Katar u zbut nga shkëlqimi i Mbappe.
I lindur në një familje emigrantësh më 20 dhjetor 1998, në Paris, ai u rrit në Bondy, në periferi të qytetit. Ndërsa babai i tij, agjenti i Mbappe dhe një trajner futbolli, është me origjinë nga vendi afrikan i Kamerunit, nëna e tij është me origjinë algjeriane Kabyle.
Mbappe e filloi rrugëtimin e tij të futbollit në Bondy kur ishte pesë vjeç. Si fëmijë, ai ulej me të atin, më pas trajner i të rinjve me klubin e qytetit të tij AS Bondy, gjatë diskutimeve taktike të ekipit. Rrjedhimisht, ai mësoi se si të përthithte informacionin taktik shumë herët.
Si një djalë i ri, Mbapper kishte idhull yllin portugez Cristiano Ronaldo dhe kishte posterat e tij në të gjithë dhomën e tij në shtëpi. Në moshën 23-vjeçare, ai ishte në listën e Forbes të futbollistëve më të paguar në botë dhe pritej të merrte një fitim vjetor prej 128 milionë dollarësh.
