Sot në Muzeun Historik Kombëtar do të mbahen homazhet për nder të mjeshtrit të madh të skenës, aktorit Mirush Kabashi i cili ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare. Homazhet për ikonën e artit shqiptar do të mbahen duke nisur nga ora 10:00-13:00 në hollin e Muzeut. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm (5 dhjetor) u dha lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit i cili prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë për të cilën ishte kuruar edhe në Shqipëri.
Çmimet
Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 Kabashi u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si nder aktorët më të mirë. Ne vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” e Ilir Bezhanit. Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.
Filmografia
- Kronikë provinciale (2009)
- Ne dhe Lenini (2008)
- Nata (1998)
- Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
- Binarët (film) (1987)
- Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
- Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
- Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
- Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
- Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi
- Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)
- Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani
- Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake
- Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios
- Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
- Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit
- Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa