Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sot në gjykatë del Malltezi me Bektashin, por Berisha ende nuk ka një datë se kur del para…

11:07 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
malltezi 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 5,4 milionë euro ka përfituar Jamarbër Malltezi nga privatizimi i ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha. SPAK sqaron se Berisha akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Malltezin.

Sipas SPAK-ut, në kohën kur Berisha ka qenë kryeministër, janë kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij.

Në argumentimet e tij, SPAK-u thotë se në këtë kohë janë kryer veprime aktive me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhrave konkrete për mbylljen e procedurave të privatizimit në favor edhe të Jamarbër Malltezit.

Malltezi në cilësinë e investitorit në shoqërinë private ndërtuese, pa investuar tek ajo dhe para se të deklarohej si bashkortak, dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 5,4 milionë euro. Në bashkëpunim dhe me Fatmir Bektashin, Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të pastrimit të parave duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar duke kryer veprime financiare, transaksione edhe në kesh, për të fshehur origjinën dhe për të marrë përfitimin monetar të paligjshëm.

Mbrëmjen e së shtunës, ai u arrestua nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa mbi ish-kryeministrin Berisha, veç detyrimit për t’u paraqitur, ka dhe një masë tjetër sigurimi për të mos dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Mbi ndërtuesin Bektashi rëndon akuza e korrupsionit aktiv të zyrtarëve dhe ajo e pastrimit të parave, ndërsa ka marrë si masë sigurimi detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Berisha malltezi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.