Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sot në shesh jo më shumë se 10 mijë votues/ Zaloshnja: Ja si kryhet llogaritja

18:48 / February 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1c813c17 0cc5 49ca 8766 6ac9248844e7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në protestën e sotme të opozitës, u paralajmërua se do të mblidheshin në bulevard rreth 100 mijë opozitarë. Por, Eduard Zaloshnja vlerëson se pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët.

Nga 15% që mendohej se do ishte maksimumi i njerëzve të pranishëm në protestë, sipas tij, sot ishin vetëm 1.2%.

“Çdo llogaritje në protestë duhet parë në këndvështrimin sa njerëz përfaqësojnë këta protestues. Sot maksimumi kanë qenë 10 mije protestues në shesh. Mënyra më e saktë mund të llogaritet me google earth. Me një foto nga sateliti ndahet çdo segment i bulevardit dhe marzhi i gabimit është shume pak. 1.2% e atyre qe votojnë ka qenë sot në protestë.

Nëse nuk të vijnë votuesit e tu s’mund të presësh nga elektorati gri. Në kushte normale, mund të pritej të dilnin 80 mijë vetë. Faktikisht dolën 1.2 % e të gjithë atyre që kanë votuar për të gjitha partitë opozitare. Numrat nuk kanë vlerë nëse nuk i ve në kontekstin e çfarë përfaqësojnë ato vlera. Përfaqësimi ishte shumë i vogël.  Nga 15% që mendohej se do ishte maksimumi, sot ishin 1.2%.”

“Në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan 1 milion e 660 mijë shqiptarë. Diçka më pak se gjysma e tyre (rreth 800 mijë) votuan për partitë e ndryshme opozitare (PD, LSI, PDIU, PAA, PR, PBDNJ, PDK, BD, Vetëvendosje, etj.). Ne protestën e sotme, ku u paralajmërua se do të mblidheshin në bulevard deri në 100 mijë opozitarë (1/8 e atyre që votuan partitë e ndryshme opozitare), duket se janë mbledhur maksimumi vetëm 10 mijë opozitarë (1/80 e atyre që votuan partitë e ndryshme opozitare). Llogaritjet për pjesëmarrjen e sotme i kam bërë afërsisht me pamjet nga lart me dron (jo me Google Earth Pro), por marzhi i gabimit në këto llogaritje nuk besoj se është më shumë se plus/minus 1 mijë.” thekson Zaloshnja.

eduard zaloshnja pjesemarrja protestues
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.