Në ambientet e selisë së PS, do të nisë sot “shkolla verore” e socialistëve.
53 deputetët që marrin për herë të parë një mandat, mes të cilëve 9 janë ministra aktualë, do t’i nënshtrohen trajnimeve intensive për t’u njohur me praktikën legjislative, sjelljen në parlament, detyrat dhe të drejtat që u jep kushtetuta për ta kryer më së miri detyrën e tyre.
Ndër të parat që ka mbërritur në selinë rozë ka qenë Zegjine Çaushi, e cila doli fituese nga listat e Fierit dhe tërhoqi vëmendjen gjatë fushatës edhe me ‘debatet’ në distancë me Gazment Bardhin.
Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si Neomalësorja, tha: “Është akademi dhe kënaqësi që do të marr pjesë”.
“S’mund ta quajmë shkollë, thjesht një trajtim. Nuk kemi lektor të preferuar, që nga kryeministri i pari dhe deri te i fundit.“, u shpreh Zegjine duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ka mbërritur gjithashtu edhe deputeti Fatmir Xhafaj, i cili u shpreh: “Nuk do të bëj mësim, nuk janë nxënës por kolegët të mi dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë mundohet t’ua transmetojë kolegëve. Kënaqësi që të takoj kolegët e mi që do të ndaj 4 vite në seanca par;amentare.“
