Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Sot përballje titanësh, Spanja dhe Franca në fushë për… historinë

09:22 / July 9, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanje france
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në ora 21:00 Spanja do të përballet me Francën në gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani. Për këto skuadra do të jetë dueli 34-t në historinë e tyre. 16 fitore iberike, ndërkohë që ato transalpine janë 13. Vetëm pesë barazime në një sfidë ku shënohen mesatarisht 3 gola çdo 90 minuta.tyry-Edhe në golat shënuar, historia u buzëqesh “Furive të kuqe”, që i kanë shënuar 63 herë rivalëve të radhës, të cilët nga ana tyre kanë replikuar me 38 gola. Ndeshja e fundit mes Francës dhe Spanjës daton tri vite më parë kur triumfonin “Gjelat” 2-1 në Ligën e Kombeve, ndërkohe që për një Kampionat Europian kjo do të jetë përballja e pestë (2 suksese franceze dhe 1 spanjoll).

– Ajo në Ligën e Kombeve, ishte vetëm fitorja e dytë e Francës në tetë ndeshjet e fundit kundër Spanjës (B1 B5). Tjetra ishte një fitore miqësore 1-0 në “Stade de France” më 4 shtator 2014. Spanja fitoi 2-0 në të njëjtin stadium më 28 mars 2017, miqësorja e fundit midis dy skuadrave.

– “Furitë e kuqe” i dhanë fund ecurisë së “Gjelave” në çerekfinalet e EURO 2012 duke fituar 2-0 me një dygolësh nga Ksabi Alonso.

– Para fitores në Ligën e Kombeve, suksesi i fundit zyrtar i Francës (3-1) kundër Spanjës kishte ardhur në Hanover në raundin e 1/8- avetë të Kupës së Botës 2006 David Vila shënoi për iberikët përpara se tranapalinët të replikonin me Riberi, Vieira dhe Zidan.

– Zidan kishte shënuar gjithashtu në çerekfinalen e EURO 2000 midis dy kombeve në Bryzh, megjithëse goli i tij në minutën e 32-të u prish gjashtë minuta më vonë nga një penallti e Gaizka Mendieta. Juri Djorkaef shënoi atë që rezultoi të ishte goli i fitores një minutë para mbylljes pjesës së parë, ndërsa Raul u ndal në traversë pas një penalltie.

– Franca arriti suksesin e parë të madh në kurriz të Spanjës duke fituar 2-0 në “Parc des Princes” në Paris në finalen e Kampionatit Evropian 1984. Vendësit zhbllokuan rezultatin me një goditje dënimi të Platini dhe dyfishuan shifrat në minutën e fundit me Belonen.

– “Furitë e kuqe”, përballen me një Francë solide, e cila deri më tani ka mbajtur katër herë portën e paprekur në pesë ndeshjet e luajtura, teksa goli i vetëm erdhi me penallti nga Polonia.

– Sot “Gjelat” synojnë finalen e tyre të katërt të turneut të madh në tetë vitet e fundit (duke arritur në finalen e EURO 2016 dhe në finalet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022) – një rekord i jashtëzakonshëm që është dëshmi e përvojës në ndeshje vendimtare.

– Franca nuk arriti të fitojë grupin e saj për herë të parë që nga EURO 2012 pas një fitoreje të vështirë ndaj Austrisë dhe barazimeve kundër Holandës dhe Polonisë.

– “Gjelat” dhe Spanja vijnë në këtë pikë të turneut pa asnjë humbje, teksa Mbape e ka thyer mallkimin me një penallti në ndeshjen e fundit të Grupit D. Shkathtësia e lojtarëve nga pika e bardhë i lejoi “Gjelat” të kalonin në çerekfinale, duke kthyer pesë penallti dhe duke u hakmarrë për humbjen e tyre në finalen e EURO 2016 kundër Portugalisë.

– Spanja është e vetmja kombëtare që ka fituar tre tituj radhazi të Evropës dhe të Kupës së Botës: EURO 2008, Kupën e Botës 2010 dhe EURO 2012, ndërkohë që Antuan Grizman mban rekordin për paraqitje të njëpasnjëshme në historinë e futbollit në nivel kombëtar, 84 ndeshje midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2023.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.