Maturantët kanë nisur sot provimet me lëndën e anglishtes, për të vijuar më pas me provimin e radhës më 7 qershor.
Një ditë më parë përgjegjësi i sektorit të kurrikulës në Drejtorinë Arsimore Sulejman Keta sqaron se në përmbyllje të orëve të konsultimeve dhe përsëritjes së lëndëve bazë maturantët i janë nënshtruar muajin e fundit dhe provimeve provë, ku dhe konfirmohet një nivel i mirë i përgatitjes së tyre.
Provimet e maturës këtë vit do të kene një niveli mesatar veshtiresie. Ato do të zgjasin nga 2 orë e gjysëm dhe do të përbëhen nga 60 pikë të mundëshme.