Këtë të premte do të mbahet Samiti i “Open Balkan” në Beograd, ku fokus i bisedimeve do të jetë tregtia. Ky takim pritet të finalizohet me heqjen e kufizimeve për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Marrëveshja zhbllokon plotësisht tregtinë mes shteteve të “Open Balkan”, për të mos u përsëritur situata si ajo kur për shkak të luftës në Ukrainë, Serbia bllokoi grurin për Shqipëri dhe Maqedonia e Veriut vajin.
AXHENDA
09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
09.55 – Foto familjare e liderëve
10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”
11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan
12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan
13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve