Pas tensioneve të djeshme, seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kjo për shqyrtimin e propozimit francez për anëtarësimin në BE dhe që zgjidh veton e Bullgarisë, do të vijojë sot rreth mesditës. Sot është shanci i fundit që Shkupi të prodhojë një rezultat që prek edhe Shqipërinë në rrugën drejt Integrimit Europian.
Në seancën e djeshme, deputetë të VMRO-DPMNE-së në opozitë penguan fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, duke përdorur vuvuzela. Në të njëjtën kohë, ligjvënësit e partive në pushtet u ngritën në këmbë duke duartrokitur në mbështetje të kreut të qeverisë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në fjalën e mbajtur dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, tha se propozimi francez është çelësi i hapjes së negociatave me BE-në.
“Ne do të jemi krah jush, nesër e në vijim. Ne jemi të bindur që kjo është diçka historike por vendimi ju takon ta merrni ju për propozimin francez. Në lidhje me të shkuarën ju keni të drejtë të zgjidhni. Me marrëveshjen e Prespës ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. Nëse ju pranoni propozimin francez, konferenca e p[arë ndërqeveritare do të nisë që javën e ardhshme. Ne më pas do të jemi të lumtur që të presim delegacionin tuaj në Bruksel”.