Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spahiu: Dua t’i japim vendit tonë jetë e gjallëri, tregti e pasuri

20:49 / February 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rahim Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fushata e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka nisur në rrjetet sociale dhe takime me strukturat e subjekteve politike.

Kandidati socialist për bashkinë e Dibrës Rahim Spahiu pas takimit të zhvilluar në Pallatin e Kulturës Peshkopi ka publikuar disa mesazhe në facebook ku u drejtohet zgjedhësve se do ta justifikojë besimin e tyre.

“Unë Rahim Spahiu, i mësuar gjithë jetën me numra, me llogari, me rrisqe e kredi, që aftësitë e përvojën, mundësitë dhe angazhimin, njohjet dhe kreditet fituar në gjithë këto vite, t’i vendos në shërbim të qytetit ku u linda dhe u rrita e të njerëzve që nuk i ndërroj me askënd tjetër”, shprehet Spahiu.

Postimi i kandidatit Rahim Spahiu:

Dy fjalë zemre për ju miqtë, shokët, të afërmit dhe bashkëqytetarët e mi dibranë!

Nuk e kisha menduar, e as ëndërruar ndonjëherë nderin e madh për të qenë përfaqësuesi juaj. Ju falënderoj përunjësisht për mesazhet, fjalët dhe mbështetjet tuaj.

Shpresoj t’ua kthej duke ju dëgjuar me vëmendje e punuar me seriozitet.

Kam një ndjenjë mirënjohjeje të thellë, gati mallëngjyese, që jam unë Rahim Spahiu, i mësuar gjithë jetën me numra, me llogari, me rrisqe e kredi, që aftësitë e përvojën, mundësitë dhe angazhimin, njohjet dhe kreditet fituar në gjithë këto vite, t’i vendos në shërbim të qytetit ku u linda dhe u rrita e të njerëzve që nuk i ndërroj me askënd tjetër.

Jam thellësisht falënderues ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama që më dhanë këtë shans për të qenë i parë mes të barabartëve dhe po aq falënderues ndaj socialistëve të Dibrës, që pranuan si kandidaturë emrin tim. Puna, do të jetë kryefjala jonë. Për Dibrën, do të jetë motoja jonë. Për çdo dibran e dibrane, do të jetë beteja jonë e përditshme.

E di që nuk jam i vetëm në këtë ndërrmarrje. Por dua të jemi të gjithë bashkë, pa asnjë përjashtim. Mund të na ndajnë mendimet, por na bashkon të gjithëve Dibra dhe e ardhmja që duam. Dua t’i japim vendit tonë jetë e gjallëri, tregti e pasuri, turizëm e argëtim. Shpresoj t’ju kem pranë. Dua të jemi bashkë për të qarë hallet, por edhe për të thurrur ëndërra. Sepse aty do ta fillojmë: Tek ëndërrat e çdokujt prej jush.

Ju jeni të parët!

Thellësisht mirënjohës

Rahim Spahiu

Gjalleri rahim spahiu Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.